shqip

720by157-218-Content-Image-ECCAM-banner

“Çdo njeri e meriton të nesërmen”

Nga: Neil Howie

1 Janari I këtij viti do të jetë ndryshe, i thoni ju vetes, edhe pse zgjoheni çdo ditë duke u ndjere keq. Ju vizitoni mjekun dhe ajo thotë se ata kanë nevojë për të bere analiza. Ju prisni, ndërkohë 10 ditë më pas, para se të filloni punën përsëri, ju vizitoheni përsëri, i frikësuar se mos ata do të gjenin diçka. Brenda pesë minutave nga marrja e analizave, juve ju thone se keni një tumor të madh. Atëherë ju jeni me të vërtetë i frikësuar …

Kështu nisi për mua Janari I 2014-ës. Në ditën e lindjes sime, një javë pas analizave unë shkova në spital dhe bëra një operacion të madh. Muajin tjetër, kur rezultatet e biopsise u kthyen, m’u tha qe unë kisha kancer të Fazës III ne zorrë. Për gjashtë muajt e ardhshëm unë shkova ne kimioterapi, duke kaluar 3 ditë në spital, pushoja për 10 ditë dhe pastaj përsëri, dymbëdhjetë herë.

Gjatë kësaj kohe unë gjithashtu kuptova sa me fat isha, kam pasur mbështetjen e gruas dhe të familjes time, si dhe te miqve. Duke pasur parasysh qe isha duke e kaluar këtë 2200 km larg qytetit tim në një vend ku unë nuk e flisja gjuhën, kjo ishte shumë e rëndësishme.

Në Prill, gjatë trajtimit, unë pashë maratonën e Londrës, dhe vendosa që në qoftë se unë do e marr veten nga ky episod i jetës time, unë do të vrapoja ne këtë garë vitin pasardhes, më 26 Prill 2015. Duke pasur parasysh që nuk kisha bërë asnje aktivitet vrapimi për shtatë vjet, kjo do të ishte një sfidë për mua, nëse do te isha i shëndetshëm. Kimioterapia nuk është e bukur dhe në fillim kjo ishte një mënyrë për të qëndruar pozitiv dhe duke menduar se çfarë mund të jetë. Kam folur me miqtë dhe ata më inkurajonin që të vazhdoja të mendoja pozitivisht dhe gjithashtu çfarë qëllimi i madh do të ishte ky dhe së bashku, kemi filluar për të planifikuar për atë se si mund të ndihmojmë organizatat bamirëse në ndonjë mënyrë, të tilla si EuropaColon që ndihmojnë aq shumë ata që kanë kancerin e zorrëve.

Në fund të Gushit rezultatet e kimioterapise mu kthyen dhe rezultoja i sheruar, kështu që kthimi në një jetë normale do të mund të fillonte. Unë fillova të punoja përsëri, duke qenë jashtë për gati shtatë muaj. Unë gjithashtu fillova vrapimin përsëri, qe në fillim do të thoshte vrapim për vetëm 5 minuta shumë ngadalë (me shumë pak ndjesi në këmbët e mia) dhe gradualisht duke rritur distancën dhe shpejtësinë. Unë gjithashtu fillova mbledhjen e fondeve për organizatat bamirëse të kancerit në zorrë, për të mbështetur ato jo aq me fat sa unë.

Deri më 1 Dhjetor kam bërë shumë veprimtari bamirësie; netë baresh, netë quizesh, darka gala dhe darka me argëtim. Këto aktivitete kishin mbledhur disa mijëra euro për organizatat bamirëse të kancerit të zorrëve dhe garantuan vendin tim në maratonën e Londrës. Unë ju ktheva gjithashtu përsëri vrapimit, dhe duke përfunduar një gjysmë maratone (vetëm) në Lubjanë, në 1 Tetor ishta në gjendje për të mbuluar shumë më mire 21 km deri në fund të vitit.

Në ditëlindjen time më 2014, në moshën 45, unë isha në spital duke u përgatitur për një operacion të madh duke kaluar nëpër mendje kaq shumë frikë për te ardhmen time. Një vit më vonë, unë zhvillova një vrapim trajnimi prej 15 km si pjesë e përgatitjes sime për maratonën e ardhshme në Londër.

Jeta nuk është gjithmonë e lehtë, dhe zgjedhjet, madje edhe ato të frikshmet mund të vijnë tek të gjithë ne, në çdo kohë të jetës sonë. Qëndrimi pozitiv është diçka që ne të gjithë duhet të kemi, nga brenda vetes dhe me ndihmën e familjes dhe miqve. EuropaColon është një organizatë bamirëse duke u përpjekur për të ndihmuar ata që vuajnë nga kanceri i zorrëve për të siguruar që ata mund të kenë atë ditën e ardhshme dhe mund të qëndrojnë pozitiv.

Ju mund të shihni atë qe kam bere në neil4bc.org.uk ose facebook.com/neil4bc.

Tekst i përgatitur per Ndergjegjesimin e Kancerit te Kolones Evropian  Muaji – Mars 2015.